Lajmet e fundit

Në bazë të një raporti të cilin e ka publikuar The Guardian ka dalë se shumica e viktimave të trafikimit në Britaninë e Madhe janë të kombësisë shqiptare.
Aty shkruan për një rast të disa viktimave të trafikimit të disa të rinjve nga Lituania, të cilët kanë punuar në kushte shumë të vështira në një fermë të pulave, madje edhe kushtet tjera të jetesës që bënin ishin të tmerrshme sipas asaj çka të rinj kanë thënë.
Policia britanike shkruan që është vënë në ndjekje të rasteve të tilla dhe parandalimin e kësaj dukurie, transmeton Klan Kosova.