Lajmet e fundit

"Shqipëria i ka shumë borxhe Kosovës, por sot jemi mbledhur për të diskutuar vetëm për një borxh. Mendoj se vet ekzistenca e sovranitetit dhe pavarësisë së Shqipërisë nuk do të kishte ndodhur pa Kosovën, por edhe Kosova nuk do të ekzistonte pa Shqipërinë", u shpreh ai.Spahiu tha se shqiptarët e Kosovës kanë luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe turistik të Shqipërisë, duke theksuar se ata kanë qenë ndër vizitorët dhe investitorët më të rëndësishëm.
"Shqiptarët e Kosovës janë injoruar me një lloj egoizmi të pakuptimtë", deklaroi ai.Sipas tij, për shkak të lidhjeve familjare, historike dhe kombëtare, shqiptarët e Kosovës duhet të kenë mundësinë të pajisen me pasaportë dhe shtetësi shqiptare.
"Shqiptarët e Kosovës, për shkak të besnikërisë, por edhe për shkak të natyralizimit, pasi kanë prindër, gjak e kombësi shqiptare, duhet të shpërblehen me dhënien e pasaportës, me dhënien e shtetësisë së Shqipërisë. Jam duke lobuar për të filluar një iniciativë që kjo të vlejë për shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Preshevës dhe shqiptarët kudo që ndodhen", tha Spahiu.