Lajmet e fundit

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në një intervistë, ka thënë për TV Nova se qytetarët shqiptarë në Maqedoni asnjëherë nuk e kanë shfrytëzuar himnin e shtetit, për shkak se himni i Maqedonisë, sipas tij flet vetëm për një bashkësi etnike.
“A e dini se shqiptarët asnjëherë nuk e kanë shfrytëzuar himnin e shtetit? Në asnjë manifestim nuk e kanë përdorur këtë himn, sepse flet vetëm për një bashkësi etnike.
Absolutisht në këtë himn nuk përmenden bashkësitë tjera etnike” tha Bujar Osmani.