Lajmet e fundit

Kolegji ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë, është institucioni arsimor që bashkon serbët dhe shqiptarët, përfshirë edhe komunitetet tjera pakicë. Ky institucion ka kampua në Mitrovicë të Jugut e po ashtu edhe në atë të Veriut.
Për raportet mes studentëve dhe zhvillime tjera arsimore, në Sytë 7 në Klan Kosova, ka folur Drejtoresha e këtij kolegji Mihone Kerroli.
Enjëjta tha se Qeveria e Kosovës më 2010 ka investuar në infrastrukturën e këtij institucioni, më pas në Bashkëpunim me Bashkimin Evropian, ky institucion ka vazhduar rrugëtimin e tij.
Kerrolli, në Sytë 7 tha se ligjërimet në këtë institucion arsimor mbahet në gjuhën angleze, dhe janë rreth 500 student gjithsej, nga ta rreth 40 përqind nga komunitetet, ndërsa serb janë 27 përqind.
Mihone Kerrolli, e cila është edhe anëtare e Këshillit Kombëtar të Shkencës, tha se janë duke punuar që të bëhen pesë revista shkencore në Kosovë, ndonëse aktualisht diçka të tillë nuk ka Kosova, si shkak që nuk është pjesë e UNESCO-së.