Lajmet e fundit

Dimri i kaluar ishte shumë i ngrohtë në Shqipëri, duke u ngatërruar shpesh edhe me pranverën.
Për këtë Tv Klan ka shkruar se është koha t’i themi lamtumirë stinës së dimrit.
“Edhe pse me rreshje të pakëta shiu, muaji shkurt do të mbyllet me temperatura të larta. Ashtu siç edhe është parashikuar më herët nga sinoptikanët, marsi do të jetë një muaj i lagësht me rreshje shiu, por temperaturat parashikohet të jenë të larta, tipike për stinën e pranverës. Dimri i këtij viti mund të konsiderohet si një ndër me të ngrohtët e këtyre 10 viteve të fundit, ku termometri shënoi edhe temperatura 29 gradë”, thuhet në lajm.