Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, është përfshirë në çështjen e demarkimit të kufirit mes Kosovës e Malit të Zi.
Minxhozi, në një intervistë për gazetën Epoka e Re, ka thënë se politika duhet t’i jap zgjidhje imediate kësaj çështje sepse është diçka që edhe Bashkimi Europian po e kërkon.
“Demarkacioni është një kërkesë shumë e rëndësishme e BE-së dhe të gjithë partnerëve ndërkombëtarë”, ka thënë ai.
“Faktori politik këtu duhet t’i japë një zgjidhje të shpejtë kësaj çështje”.
Intervistën e plotë të Ambasadorit Minxhozi mund ta lexoni në Epoka e Re.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.