Lajmet e fundit

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar ndeshjen e dytë radhazi në miqësore me disavantazh të njëjtë – prej tre golave.
Ditë më parë, Shqipërinë në miqësore e mposhti Kosovë 3:0, ndërkaq sonte, skuadrës që drejton Christian Panucci humbjen prej 1:4 ia shkaktoi Ukraina, njofton Klan Kosova.
Golin e nderit për kuqezinjtë në përballjen e sontme pak para fundit e ka realizuar Emanuele Ndoj.
Kurse për kombëtaren që drejton Andriy Shevchenko, kanë shënuar nga dy herë, Yevheniy Konoplyanka dhe Andriy Yarmolenko