Lajmet e fundit

Shqipëria e fitoi derbin ballkanas ndaj Greqisë në futbollin e plazhit.
Kombëtarja kuqezi mundi 7-5 vendin fqinj gjatë Lojërave Mesdhetare që po zhvillohen në Peskara. Kombëtarja Shqiptare zhvilloi një lojë mjaft të mirë, ku spikati mbi të gjitha Bledi Gockaj, duke realizuar katër herë.
Grekët ishin në epërsi në pjesën e parë të lojës, por Shqipëria arriti ta përmbysë rezultatin në favor 3-4, përpara se Greqia të shënonte sërish golin e barazimit 4-4.
3 gola të kombëtares kuqezi i dhanë Shqipërisë epërsinë e nevojshme 7-4, për të kontrolluar e qetë sfidën.
Pavarësisht se grekët shënuan dhe njëherë tjetër në fund, kombëtarja shqiptare fitoi 7-5 duke marrë dhe suksesin e parë në Lojërat Mesdhetare Peskara 2015, pasi kishte humbur ndeshjen e parë me Francën 6-2.
Këtë të premte Shqipëria pritet të luajë edhe me Libinë në përballjen tjetër të Grupit C./supersport.al