Lajmet e fundit
Statistikat u bënë publike sot nga Auron Tare, drejtor i Agjencisë Kombëtarë të Bregdetit, i cili gjatë një komunikimi me median tha se në këto 23 vite Shqipëria ka dështuar me modelin që ka aplikuar për menaxhimin e vijës bregdetare nga pushteti vendor.

Shqipëria fiton shumë më pak të ardhura nga turizmi i rërës, sesa vendet e tjera të rajonit që kanë më pak plazhe se ne. Kështu, nëse Mali i Zi fiton 6 milionë euro të ardhura në vit dhe ka shumë më pak vijë bregdetare, Shqipëria mbledh 80 milionë lekë të reja.
Statistikat u bënë publike sot nga Auron Tare, drejtor i Agjencisë Kombëtarë të Bregdetit, i cili gjatë një komunikimi me median tha se në këto 23 vite Shqipëria ka dështuar me modelin që ka aplikuar për menaxhimin e vijës bregdetare nga pushteti vendor.
Për këtë arsye, Qeveria ka bërë planifikimet përkatëse sipas modeleve që përdorin vendet e rajonit si Mali i Zi dhe Kroacia, propozime që i janë dërguar pushtetit vendor sepse ato e kanë autoritetin aktualisht për ta implementuar.
Tare tha se shpreson që këtë vit, pavarësisht reformës territoriale, pushteti vendor do të bëjë më të mirën e mundshme deri sa të dalë ligji i ri i turizmit, ku ka një draft-ligj specifik vetëm për vijën bregdetare.
Një tjetër risi e propozuar nga Agjencia që drejton Auron Tare është edhe gjetja e fëmijëve të humbur në plazh. Vitin e kaluar për periudhën korrik-gusht u raportuan 69 fëmijë të humbur, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia, të cilët prindërit nuk i gjenin dot. Atëherë, Tare propozon të aplikohen të ashtuquajturat “qendra zëri portative”, ku roja bregdetare e përdor për të gjetur fëmijët apo të tjerë persona që humbin nëpër plazh.