Lajmet e fundit

Kompania ‘Hidro SRL’ është dënuar me shtatë milionë euro dëmshpërblim nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Paris për hidrocentralin e Kalivaçit.
Kështu është përmbyllur saga e gjatë mes biznesmenit italian Francesco Beccheti dhe qeverisë së Shqipërisë për koncesionin e këtij hidrocentrali.
Në tetor të vitit 2014 kompania e italianit kishte paditur shtetin shqiptar duke kërkuar zgjidhjen e koncesionit të Kalivaçit dhe 137.3 milionë euro dëmshpërblim me pretendimin se këta të fundit e kishin penguar ndërtimin e hidrocentralit, por gjykata vendosi në favor të Shqipërisë.
Ky vendim vjen pas katër vjetëve përplasje mes dy palëve.