Lajmet e fundit
Portali amerikan i lajmeve, i famshmi Huffington Post, ka publikuar një kolumne të Jaime Pozuelo-Monfort, i cili shkruan për artistët e Shqipërisë. Në mesin e tyre ai përmend të famshmen aktore shqiptare, Tinka Kurtin duke e cilësuar si gruan më madhështore në Shqipëri. Përveç saj, flet edhe për piktorin Maks Velo, i cili para pak ditësh ka ekspozuar veprat e tij në Galerinë e Arteve në Tiranë.

Klan Kosova sjellë në shqip pjesë të kësaj kolumne.
“Maks velo është një piktor arkitekt. Më i vjetri e ndoshta më i njohuri në mesin e artistëve shqiptarë, Velo së fundmi i ka ekspozuar veprat e tij në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë”.
[caption id="attachment_152751" align="alignnone" width="561"]
Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë [/caption]
“Velo ishte lindur në Paris dhe nëna e tij është amerikane. Të dielën ai do ta përmbyllë ekspozitën e tij “Retrospektivë”. Pas 10 minutash bisedë me Velon, unë dhe ai u drejtuam për tek Bar Epiri që është në rrugën Murat Toptani, ku sipas kamerier Geroldit, zotëri Velo pi çaj boronicash të kuqe për çdo ditë në ora shtatë të mbrëmjes, pesë herë në javë”.
[caption id="attachment_152742" align="alignnone" width="562"]
Maks Velo[/caption]
“Velo më shpjegonte se si ai është më shumë një arkitekt, se sa një piktor. Ky artist po ashtu ishte i burgosur në kohën e diktatorit Enver Hoxha. Në mes viteve 1987-1991 Velo ose ishte i burgosur ose kishte vuajtur nga puna e detyrueshme. Gjatë bisedës tonë në Bar Epiri, piktori arkitekt e rikujtonte kohën e tij si rebel, natyrën e tij kundërshtuese gjatë regjimit komunist”.
“Në mëngjesin ë një të shtune me shi, me 10 tetor, shkova në kafenenë Alberti që gjendet në rrugën e Kavajës, në perëndim të Tirana International Hotel. Aty u takova me Bujar Kapexhiun, më mirë i njohur si Mjeshtër Karikaturash. Ai është karikaturisti më i njohur politik në Shqipëri. Po ashtu njihet edhe si komedian, regjisor filmi dhe aktor teatri. Përgjatë karrierës së tij të gjerë, ai ka ilustruar me qindra protagonitë të politikës për gazetat dhe revistat javore. Kafe-Bar Alberti është një kafene e stilit irlandez, muret e së cilës janë të mbuluara nga veprat e Kapexhiut e që përmbajnë portretet e miqve të tij më të mirë, shumica prej të cilëve janë artistë dhe politikanë”.
[caption id="attachment_152744" align="alignnone" width="645"]
Bujar Kapexhiu [/caption]
“Në vitin 1990, Kapexhiu ishte Rektor i Universitetit të Arteve, në të cilin kryeministri aktual Edi Rama dikur ishte profesor. Në atë kohë shkrimi kritik i Ramës kundër sistemit politik kishte filluar t’i vinte në hije pikturat e tij. Ai u bë ministër kulture në vitin 1998 e më pas edhe kryebashkiak i Tiranës në vitin 2000”.
[caption id="attachment_152743" align="alignnone" width="645"]
Edi Rama[/caption]
“Bujar Kapexhiu ishte aktor kryesor në katër filma, në dy prej të cilëve ai kishte luajtur krah aktores Tinka Kurti”.
“Me Tinka Kurtin u takova te Bar Ciak 001 në rrugën Vath Koreshi, menaxheri i së cilës Iolir Hunci na mirëpriti në lokalin e tij i dizajnuar për nder të yjeve të filmit shqiptar”.
“Tana” është filmi i parë shqiptar i realizuar në vititn 1958. Historia e filmit paraqet një histori dashurie në mes Tanës (i luajtur nga aktorja Tinka Kurti) dhe Stefanit (i luajtur nga aktori Naim Frashëri).
[caption id="attachment_152745" align="alignnone" width="639"]
Fotografi nga një sekuencë e filmit Tana: Tinka Kurti dhe Naim Frashëri[/caption]
“Tinka Kurti ishte e lindur në vitin 1932 dhe sot jeton në rrugën Mihal Grameno. “Tana” filmi i saj i parë si aktore kinemaje. E pyeta zonjën Kurti nëse gjatë kohës së xhirimit të Tanës, ajo ksihte rënë në dashuri me aso kohe burrin shumë të pashëm, Naim Frashërin. Në film Tana dhe Stefani puthen, puthje kjo e cila ishte e para dhe e fundit në një film shqiptar gjatë kohës së diktatorit Enver Hoxha”.
“Zonja Tinka kujton se Naim Frashëri i kishte thënë se i pëlqente nëna e saj. “Zhduku” i kishte thënë ajo, përgjigjje kjo që i kishte dhënë fund mundësisë që ata të dy të përfundonin në një lidhje romantike. Ajo përmend se aktori i saj i preferuar është Anthony Quinn kurse e preferuara nga aktoret, Meryl Streep, e regjisori favorit i saj është Francis Ford Coppola. Kurse filmi i preferuar është “Gone with the wind”.
[caption id="attachment_152747" align="alignnone" width="640"]
Tinka Kurti [/caption]
“Gjatë bisedës ajo më ofroi edhe raki, të cilën un nuk hezitova ta pranoja. Kjo duhet të jetë mikpritja shqiptare”, shkruan Jaime Pozuelo-Monfort.
“3 orë më vonë i putha dorën zonjës Kurti dhe i thashë “au revoir Madame”. Ajo është aktorja më e madhe shqiptare e mbi të gjitha gruaja më madhështore e gjithë Shqipërisë”, përfundon ai.