Lajmet e fundit

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sot do të qëndrojë për vizitë në Shqipëri.
Numri një i FSK-së, do të pritet me ceremoni shtetërore në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Bëhet e ditur se Rama do të pritet nga Gjeneral major Jeronim Bazo, me truproje nderi dhe Banda frymore e forcave shqiptare.
Në Tiranë, Rama do ta takojë Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli si dhe do të pritet edhe nga Komanda Tokësore e Forcave të Armatosura, në Zall-herr, Tiranë, transmeton Klan Kosova.