Lajmet e fundit

Kreu i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti, thotë se askush nuk duhet të ketë frikë nga fuqizimi i shqiptarëve dhe se përkundrazi stabiliteti në këtë shtet reflektohet edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri.
Faktorizimi i shqiptarëve si komb shtetformues dhe krijimi i këtij realiteti të ri në Maqedoni nuk duhet ta frikësojë askënd.
Propagandat ruso-serbe se shqiptarët po planifikojnë destabilizimin e Ballkanit duke planifikuar “Shqipërinë e Madhe” janë parulla 35-vjeçare për ta penguar fuqizimin e këtij populli.