Lajmet e fundit
Mediat serbe janë përfshirë nga paniku pas ngjarjeve në Kumanovë.

Megjithëse zyrtarët në Maqedoni nuk kanë mbajtur ende një qëndrim mbi ngjarjen, mediat serbe kanë folur për grupe terroriste.
Gazeta “Blic” e ka hapur faqen e saj me një titull të madh “Shqipëria e Madhe po troket në derë”.
Redaktorët e kësaj gazete kanë marrë guximin që ngjarjen ta cilësojnë si terroriste edhe pse zyrtarë nga shteti i Maqedonisë sulmin nuk e kanë përcaktuar si të tillë.