Lajmet e fundit

Shqipëria nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e sontme ndaj Kazakistanit në "Air Albania Stadium", duke fituar me rezultat 3:1.
Ndeshja u zhvillua në kuadër të Grupit 4 të Ligës C të National League.
Kombëtarja llogarinë e hapi me Sokol Cikalleshin.
Nuk vonoi shumë dhe shënoi edhe Ardian Ismajli.
E kjo nuk ishte e tëra sa i përket golave në pjesën e parë, pasi Kazakistani e ngushtoi epërsinë në 2:1 me Aibol Abiken, i cili realizoi nga një largësi e madhe si pasojë e pakujdesisë së portierit Etrit Berisha.
Pjesa e dytë u dominua sërish nga "Kuq e zinjtë".
Rei Manaj shënoi nga pika e bardhë për 3:1.
Shqipëria është në vendin e dytë të grupit 4 me 8 pikë, dy më pak se Bjellorusia.
https://klankosova.tv/tre-gola-per-25-minuta-ne-air-albania-shqiperia-ne-epersi-ndaj-kazakistanit/
https://klankosova.tv/perfundon-pjesa-e-pare-shqiperi-kazakistan-21/
https://klankosova.tv/rei-manaj-ngrit-epersine-1ne-31/