Shqipëria e ka barazuar rezultatin ndaj Kroacisë.
Realizator për 2:2 në minutin e 95-të ishte Klaus Gjasula.
______________________________________________________________________________________________________
Kroacia i ka realizuar dy gola të shpejtë në sfidën kundër Shqipërisë.
Fillimisht, realizoi Andrej Kramariq, në minutin e 74-të.
Dy minuta më vonë kroatët kaluan në epërsi, Klaus Gjasula, bëri autogol.
______________________________________________________________________________________________________
16:21- Janë zhvilluar një orë në në "Volkspark stadium" në Hamburg, në lojën Kroaci - Shqipëri.
Kombëtarja shqiptare është në epërsi kundër kroatëve me rezultat 0:1.
Për epërsinë e "Kuqezinjtëve" shënoi Qazim Laçi.
______________________________________________________________________________________________________
16:03 - Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes Kroaci-Shqipëri.
Skuadra e Sylvinho është duke fituar me rezultat 0:1.
Në “Volkspark stadium”, realizoi Qazim Laçi.
Ai shënoi në minutin e 12-të.
______________________________________________________________________________________________________
15:45 - Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Kroaci-Shqipëri.
Në epërsi janë shqiptarët me rezultat 0:1.
Golin e vetëm e realizoi Qazim Laçi, në minutin e 12-të.
______________________________________________________________________________________________________
15:30- Kanë kaluar 40 minuta lojë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri.
"Kuqezinjtë" janë në epërsi 0:1 ndaj kroatëve me golin e Qazim Laçit, në minutin e 12-të.
Loja po zhvillohet në ritme tejet të shpejtë, por vërehet një dominim i lojtarëve shqiptarë.
______________________________________________________________________________________________________
15:12 - Shqipëria ka kaluar në epërsi kundër Kroacisë.
Për 0:1 realizoi Qazim Laçi.
Laçi shënoi në minutin e 12-të, me një goditje me kokë.
Asistues ishte Jasir Asani.
______________________________________________________________________________________________________
Ka nisur ndeshja Kroacia - Shqipëria.
Loja po zhvillohet në "Volkspark stadium".
Synim i dyja skuadrave është fitorja, për të mbetur në hap për kalim në fazën tjetër.
Mbetet të shihet se cili nga trajnerët do të triumfojë, Zlatko Daliq ose Sylvinho.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.