Lajmet e fundit

Shqipëria dhe Mali i Zi do të zhvillojnë mbledhje të përbashkët qeveria në muajin tetor. Lajmin e bënë të ditur, dy kryeministrat Rama dhe Markoviç gjatë një konference të përbashkët për mediat.
Dy kryeministrat vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe ranë dakord për mbajtjen e një mbledhje të përbashkët të dy kabineteve qeveritare gjatë muajit tetor.
"Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të mira. Ne i përkasim vendeve me liri demokratike” , tha Rama.
Markoviç dhe Rama u shprehën më tej se “Nuk ka çështje të hapura midis Malit të Zi dhe Shqipërisë. Ne do të mbajë një seancë të përbashkët të të dy kabineteve qeveritare në Tetor”.