Lajmet e fundit

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati gjatë takimit me jomologun boshnjak Igor Crnadak ka kërkuar që vendi i këtij të fundit ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.
Bushati i kërkoi homologut të tij boshnjak mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në nismat rajonale të A-5 dhe RACVIAC si dhe njohjen e saj si shtet i pavarur.
Po ashtu dy kryediplomatët u angazhuan për forcimin bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa theksuan nevojën e forcimit të këtij bashkëpunimi dhe zgjerimin e kuadrit ligjor me një sërë marrëveshjesh të reja dypalëshe.
Gjatë takimit, shefat e diplomacive të të dyja vendeve biseduan mbi bashkëpunimin dypalësh me fokus të veçantë në atë ekonomik dhe tregtar. Ata theksuan nevojën e forcimit të këtij bashkëpunimi dhe zgjerimin e kuadrit ligjor me një sërë marrëveshjesh të reja dypalëshe, raporton Albeu.com.