20.07.2018 · përditësuar para 2935 dite1 min lexim
Shqipëria do mbetet në periferi të valës së të nxehtit Afrikan, e cila gjatë mesditave të kësaj fundjave, sjell temperatura mbi 30°C në 90% të territorit shqiptar.
Sipas Meteoalb, në zonat malore temperaturat maksimale variojnë nga 31 në Juglindje deri 35°C zonat Verilindore (Kukësi); në bregdet dhe zonat e ulëta temperaturat maksimale ngjiten në 35 – 36°C por në zona specifike pritet që temperaturat maksimale të ngjiten lehtësisht mbi 38°C, shkruan Top Channel.
Dita e hënë sjell rënie të ndjeshme të temperaturave, vlera të cilat janë lehtësisht mbi maksimumet tipike mujore dhe do të vijojnë me luhatje të lehta deri në mesjavën tjeter.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.