Lajmet e fundit

Në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër ka nisur hyrja e tifozëve. Kushtet atmosferike nuk duken aspak të favorshme, pasi vazhdojnë reshjet e shiut.
Megjithatë stadiumi do të jetë i mbushur plot, rreth 16 mijë tifozë për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Spanjë e vlefshme për eleminatoret e “Rusi 2018”
Ndërkohë stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër është blinduar nga masat e shtuara të sigurisë.
Janë 1280 forca policore të angazhuara për mbarëvajtjen e aktivitetit sportive, duke filluar me RENEA-n, FNSH-të dhe Policinë Vendore të Shkodrës.
“Drejtori i FLO, Niko Brahimaj, ka bërë instruktazhin e forcave FLO (Forcat levizese operacionale) si dhe Drejtori i Rendit Publik Gjovalin Loka ka bërë instruktazhin e Policisë së Rendit”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Ora News.
Policia e Shtetit ka theksuar së është kryer kontrolli i ambjenteve të stadiumit me qen antieksploziv, si dhe ka përfuduar takimi mes përfaqësuesit të UEFA-s dhe Policisë së Shtetit.
Policia e Shtetit ka kërkuar mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe paisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të, sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdo lloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht.