Lajmet e fundit

Në shtetin e Shqipërisë qindra qytetarë kanë dalë në ditën e sotme të protesojnë në Devoll dhe në Shkodër, përcjellë Klan Kosova.
Këta protestues që janë të ndryshëm duke filluar nga fermerët, përfaqësueset e bizneseve të vogla dhe qytetarë të thjeshtë dolën në protest për uljen e çmimit të naftës, energjisë elektrike dhe për të kërkuar ndihmë për fermerët e zonës.
Mediat në Shqipëri shkuajnë se me qytetarët e Devollit janë solidarizuar dhe shoferët e makinave.
Ndërsa protestat në qytetin e Shkodrës, vijojnë me të njëjtin intensitet prej katër ditësh.
Qytetarët shkodranë protestojnë për kushtet e vështira ekonomike, kundër rritjes së çmimit të naftës si dhe rritjes së taksave.
Protestuesit kanë bllokuar sërish hyrjen e qytetit të Shkodrës.