Lajmet e fundit

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Romeo Nakon, i cili në gjendje të dehur ka plagosur djalin e tij 15-vjeçar. Ky i fundit i doli në mbrojtje nënës së tij pasi babai tentoi ta vriste.
Sot, trupi gjykues ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke e lënë në burg 49-vjeçarin. “Jam penduar për atë që kam bërë. Kam qenë i dehur, nuk dija çfarë bëja”, është shprehur Nako para gjyqtarëve.
Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në fshatin Pojan të Korçës ku babai ka plagosur me armë zjarri djalin e tij të mitur. Djali raportohet të jetë në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës./Shekulli.al