Lajmet e fundit

Nga selia e Partisë Demokratike në Shqipëri janë të gjithë sy e vesh kah Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke pritur rezultatet e numërimit të votave nga procesi i zgjedhjeve të zhvilluara atje dje.
Gazetari ynë në Tiranë që po e përcjellë nga afër këtë zhvillim, Drin Demiri, bëri të ditur se në mbi 50 përqind të votave që janë numëruar deri më tani, prin Partia Socialiste me 48 përqind, e pasuar nga Partia Demokratike me 39 përqind, dhe LSI në vend të tretë me 7 përqind.