Nxënësit në Shqipëri do të ulen në bankat e shkollës ditën e sotme, por në një situatë krejtësisht tjetër për shkak të pandemisë së COVID-19.
Përveç emocioneve të ditës së parë të shkollës, ata do të duhet të përballen edhe me rregullat anti-covid, siç është distanca apo mbajtja e maskës.
Për shkak të situatës së pandemisë që po përballet e gjithë bota, ky vit i ri shkollor do të jetë ndryshe duke nisur pas 6 muajve pushim. Dita e parë do të nisë me matjen e temperaturës në hyrje të shkollës, që në rast se do të jetë mbi 37 gradë do të duhet që nxënësi të mos futet në shkollë. Hapi tjetër është dezinfektimi i këmbëve duke ecur në distancë me njëri-tjetrin, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.