15.07.2017 · përditësuar para 3305 dite1 min lexim
Koço Kokëdhima, kreu i partisë Zgjidhja i ka kërkuar Prokurorisë hapjen e të gjithë kutive të votimit dhe dërgimin përpara drejtësisë të gjithë numëruesve, të cilët kanë kryer shkelje, njofton Top Channel.
Kjo sipas Kokëdhimës, bazohet në faktin se në 64 kuti votimi të hapura, vetëm në shtatë prej tyre kanë rezultuar të dhëna të sakta.
Kokëdhima deklaroi se është bërë një masakër elektorale me votat.
Partia Zgjidhja deklaroi Kokëdhima e kishte parashikuar këtë masakër elektorale.
Partia Zgjidhja kishte të drejtë tha kryetari i saj që i ftoi të gjitha partitë të mos shkojnë në këto zgjedhje me këtë infrastrukturë, ku votat i numëron rilindja dhe PD-ja.
Ai akuzoi edhe Kryeministrin Rama dhe liderin e opozitës Basha se kanë vjedhur votat më 25 qershor.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.