Lajmet e fundit

Megjithëse situata e motit në vend është përmirësuar ndjeshëm, Emergjencat Civile kanë vijuar me shpërndarjen e ndihmame për banorët e Kurveleshit, në Tepelenë.
Në fshatin Progonat ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, shkruan Top Channel.
“Moti na vuri përballë një sprove jo të vogël. Por në dallim nga vitet e tjera, në të gjithë Shqipërinë nuk kishte familje që u izolua për shkak të motit, apo mbeti vetëm ose pa ndihmën e institucioneve shtetërore. Të gjitha agjencitë shtetërore kanë qenë dhe janë në gatishmëri për të përballur çdo eventualitet lidhur me situatat e jashtëzakonshme të motit. Nëqoftëse në të kaluarën qytetarët, përveç motit kishin vështirësi dhe harresën e qeverisë, sot nuk ndodh më kështu”, tha Tahiri.
Sipas ministrit të Brendshëm, institucionet do të vazhdojnë punën deri kur moti të mos sjellë më probleme për familjet në të gjithë Shqipërinë.