Lajmet e fundit

Sipas organizatorëve ka shumë arsye pse artistët bëjnë muzikë, por ajo e sotmja ishte për Valbonën, njofton Klan Kosova.
‘’Kemi nevojë për atë reagim qytetar të ndërgjegjshëm’’ ka thënë njëri nga pjesëmarrësit.
‘’Nuk ka gjë më tragjike se tash pas 104 vitesh ky shtet të prishet një bukuri natyrore siç është Valbona.’’
Koncerti filloi me një thënje të Mandelës: "It seems imposible until it is done " Duket e pamundur deti sa të bëhet...’’
Për të protestuar në mbrojtje të bukurive natyrore të Valbonës kundër ndërtimit te hidrocentraleve atje janë mbledhur alpinistë e bjeshkatarë të organizuar në grupe nga Kosova e Shqipëria.
Nga Kosova pjesë e protestës janë bërë rreth 150 pjesëmarrës dashamirës të natyrës, të organizuar me autobusë.
Ndërkaq Nazmi Hasanramaj, Kryetar i Klubit Alpin Prishtina ka thënë së Valbona me resurset ujore që ka nuk mund të plotësoj as 1% të energjisë, ndërsa si resort natyror është shtyllë e ekonomisë.
''Pjesë e protestës ‘’Në mbrojtje të Valbonës’’ 80% e protestuesëve janë shqiptarë nga Kosova''
‘’Po protestojmë që Valbona të mbetet kështu si është... Nën tinguj të muzikës në këtë protestë-konncert ku po performojnë këngëtarë live barten edhe mesazhe të ndryshme si:
"Politikanët duhet të dijnë që fuqia vie nga populli’’ dëgjoheshin këto fjalë nën shoqërimin e tingujve.
E Dita Tahiri, alpiniste e Klubit Alpin Prishtina thotë se proteston ngase e do natyrën.
‘’E dua Valbonën, kështu si është, pa u prekur! ....
Në këtë koncert që simbolizonte protestën me marshin #Mos ma prek Valbonën, nuk merrnin pjesë vetëm shqiptarët nga Kosova e Shqipëria.
Aty kishte edhe amerikan, që një ndër ta ishte Katherine Bone, e cila ishte e martuar me një burrë valbonas.
‘’Ju lutem shkelja më e madhe në krejt këtë proces për hidrocentral këtu është natyra’’
Sipas saj nuk ka as një logjikë as për ambientin as për turizmin as për natyrën.
‘’Plani i ndërtimit sipas Edi Ramës me standard të EU nuk është i vërtetë sepse këtu nuk po ruhet natyra, ketu po dëmtohet’’ ka përfunduar, amerikania Katherine, njofton Klan Kosova.