Lajmet e fundit

Një rast i pazakontë i ushtrimit të dhunës në familje është regjistruar në Lushnjë. Një 26-vjeçare është vënë në pranga për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të shoqit. Edmonda Trimi është vënë në pranga sot nga uniformat blu të qytetit ku jeton.
Ajo akuzohet për disa episode dhune ndaj të shoqit. Rasti i fundit është ai i datës 10 gusht, kur Edmonda e ka dhunuar të shoqin, duke i shkaktuar plagë në trup, ndërsa më pas është larguar nga shtëpia./Shekulli.al