Policia shqiptare ka arrestuar një 69-vjeçar për të cilin thotë se ka të meta mendore, pasi ai dyshohet se e ka lënduar me thikë gruan e vëllait të tij.
60-vjeçarja, është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ngjarja ndodhi në një rrugë të fshatit Drenovicë, në mesditë.
“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”, shkruan në komunikatën e policisë, raporton Klankosova.tv.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.