Lajmet e fundit

Sipas OBSH-së 6% e popullsisë në botë ka varësi nga alkooli.
Kurse në Shqipëri, thuajse 10% e popullatës ka probleme deri psikike, si pasojë e pirjes së alkoolit, shkruan Shekulli.
Konsumimi i tepërt i alkoolit, në disa raste arrin deri afër fatalitetit. Ekspertët e konsiderojnë sëmundje, varësinë nga alkooli, ndaj edhe kërkojnë të merren masa parandaluese.
Trajtimi i atyre që duan të largohen nga ky ves, realizohet me medikamente, por një pjesë të rëndësishme zë edhe psikoterapia dhe terapitë në grup, të cilat për fat të keq mungojnë në vendin tonë.