Lajmet e fundit

Insitituti EdGuard ka prezantuar sot gjetjet e hulumtimit “Ndikimi i peshës së çantave tek fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta”.
Sipas këtij studimi, pesha e çantave tek fëmijët të ciklit të ulët e tejkalon kufizimin e këshillueshëm prej 10 përqind të peshës së trupit.
"Të gjeturat e hulumtimit konstatojnë që pesha e çantave të femijëvë të ciklit fillor dhe të mesëm të ulët është mesatarisht 4.3 kg, dhe paraqet 14% e peshës së tyre të trupit, kundrejt 10% të normës së rekomanduar"
" Të gjeturat tregojnë që në veçanti fëmijët e ciklit fillor, të klasave 1-5, janë më të prekur, me peshën e cantës deri në 16% të peshës së trupit. Fëmijët kalojnë mesatarisht 10-15 minuta ecje nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas, dhe vetëm 33% e tyre, ndonjëherë asistohen në bartje të cantës, nga prindërit apo kujdestari".
Raporti konstaton që pesha e madhe e çantës nuk mund të ketë ndonjë implikim serioz apo afatgjatë në shëndëtin e fëmijëve.
"Mirëpo, mbingarkesa e cantës është faktorë i drejtpërdrejtë në lodhjen dhe dhimbje momentale të shpinës tek fëmijët, që ndikojnë në përcendrimin e tyre në procesin mësimor. Fëmijët më së shumti ankohen për dhimbje shpine, 37%, dhe dhimje krahrori 34%", njofton Klan Kosova.