Lajmet e fundit

Sipas një studimi të ri, nëse njerëzit brengosen shumë për peshën e tyre atëherë kjo gjë bënë që të shtojnë më shumë peshë.
Hulumtimi që është publikuar në International Journal of Obesity, ka studiuar analizat e më shumë se 14 mijë të rriturve në Britani të Madhe dhe në ShBA, transmeton Klan Kosova.
Hulumtuesit u kërkuan pjesëmarrëve që ta përshkruajnë peshën e tyre dhe kuptuan që ata që shqetësoheshin më shumë për peshën e tyre, shtonin peshë më shumë.
Kjo për shkak të stresit që kanë këta persona se do të shtojnë peshë.
Sipas NHS, oboziteti është trefishuar në këto 30 vjetët e fundit, dhe ata parashikojnë që gjysma e popullësisë britanike do të jetë me mbipeshë deri në vitin 2050.