Lajmet e fundit

Eskavatorët nisën punën por aktivizimi i tyre në Hade e Shipitullë, do t'i kushtojë goxha shtrenjtë Korporatës Energjetike të Kosovës.
Kjo ndërmarrje do të duhet të paguajë për shpronësimin e pronave ku do të mihet thëngjilli, njofton Klan Kosova.
Kështu të paktën deklaroi ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i cili shtoi se shpronësimi nuk do të ketë implikime buxhetore për Qeverinë.
Kjo shumë sipas Llukës nuk mund të dihet saktësisht, pasi që disa familje nuk janë deklaruar për mënyrën e kompensimit, nëse duan pronë diku tjetër apo mjete financiare ende
Kronikë e zgjeruar nga Artiana Matoshi.