Lajmet e fundit
Avdullah Hoti: Vetëm termocentrali ‘Kosova e re’, mund të sjellë mbi 1 miliard investim të drejtpërdrejtë dhe mund të ketë efekte multiplikuese sa dyfishi i investimeve.

Në projeksionet e Qeverisë sëe Kosovës për tre vjetët e ardhshëm rritja mesatare ekonomike është vlerësuar se do të jetë 4.2 për qind.
Kjo, sipas zyrtarëve qeveritarë është normë më e ulët e parashikuar, pasi që me projektet, të cilat pritet të zbatohen rritja ekonomike do të jetë shumë më e lartë.
Ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se rritja ekonomike e parashikuar prej 4.2 për qind në vjetët e ardhshëm është e ulët dhe se me këtë normë të rritjes është vështirë të ulet papunësia e lartë.
Por, që sipas ministrit Hoti, kjo rritje ekonomike do të jetë edhe më e lartë.
“Kjo rritje ekonomike është brenda kontekstit ekonomik ekzistues, nuk përfshin efektet multiplikuese që mund të vijnë nesër prej projektit të termocentralit ‘Kosova e re’ ose prej projektit të ‘Brezovicës’, apo prej projekteve që ne po planifikojmë t’i financojmë me kredi përmes klauzolës për investimeve që e kemi në kuadër të programit me FMN-në”, ka thënë Hoti.
Ai ka treguar se këto dy projekte janë në zhvillim e sipër dhe që pritet vetëmtë konkretizohen dhe të fillojë zbatimi i tyre.
“Vetëm termocentrali ‘Kosova e re’, mund të sjellë mbi 1 milard investim të drejtpërdrejtë dhe mund të ketë efekte multiplikuese sa dyfishi i investimeve. Pas katër vjetësh mund ta rrisë Bruto Produktin Vendor në më shumë se 3 miliardë euro, që nënkupton rritje ekonomike për 50 për qind të GDP-së, për shkak të efekteve multiplikuese që ka në gjithë ekonominë”, ka sqaruar Hoti.
Rritjen ekonomike më të lartë që mund të vijë nga realizimi këtyre dy projekteve, nuk e kontestojnë as përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, por ata thonë se ende nuk dihet se a do të konkretizohen këto projekte.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se duhet të pritet momenti kur të Kosova do ta ketë dritën jeshile që këto projekte janë në binarë të realizmit.
Shkrimi i plotë në Radio Europa e Lirë.