Lajmet e fundit
Me shumicë votash të anëtarëve të kryesisë, kryetare e Rinisë Demokratike të Kosovës është zgjedhur Shpresa Rama.

Këshilli Drejtues i Rinisë Demokratike të Kosovës ka zgjedhur kryetaren e re të rinisë, dhe kryesinë e RDK-së prej 36 anëtarësh.
Me shumicë votash të anëtarëve të kryesisë, Shpresa Rama është zgjedhur kryetarja e re, shkruan në komunikatën e Zyrës për Komunikim të PDK-së, transmeton Klan Kosova.
Në këtë takim përveç 81 anëtarëve të Këshillit Drejtues të Rinisë Demokratike të Kosovës, morën pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Hashim Thaçi, zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli si dhe sekretari i kësaj partie, Basri Musmurati.
Ministri Thaçi tha se vlera e vërtetë e PDK-së është angazhimi dhe sukesi i rinisë.
“Fitorja e PDK-së mban vulën e suksesit dhe angazhimit të Rinisë dhe të fitores së Partisë Demokratike të Kosovës në tri palë zgjedhje. Prandaj, ne, do të vazhdojmë përkushtimin e ri që do të rezultojë në suksese të reja”, tha Thaçi.