Lajmet e fundit

Sonte zhvillohen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2016. Përballjet e fundit janë ato të grupit E dhe F.
E nga këto ndeshje është Kombëtarja e Shqipërisë që mund të përfitojë duke u kualifikuar tutje në rrethin e 1/16.
Tashmë kanë mbetur edhe variantet e fundit se si kuqezinjtë mund të shkojnë tutje.
Më poshtë klankosova.tv ju sjell skenarin që do t’i konvenonte Shqipërisë për të ecur tutje:
Në grupin E, zhvillohen ndeshjet Itali – Irlandë dhe Suedi – Belgjikë. Italia duhet ta mposhtë Irlandën ashtu sikurse që Belgjikë duhet të fitojë përball Suedisë së Zlatan Ibrahimovic. Opsion tjetër e që është më vështirë të ndodh është që Suedia ta mposhtë Belgjikën me rezultat më të thellë se 4:0.
Pak më ndryshe qëndrojnë ku përballen Hungaria me Portugalinë dhe Islanda me Austrinë.
Shpresë duhet mbajtur në një dështim të Cristiano Ronaldos dhe bashkëlojtarëve të tij kundër Hungarisë. Pastaj një rezultat i favorshëm do të jetë edhe barazimi Islandë-Austri, por me kusht që të shënohen shumë gola.