Lajmet e fundit

Disa nga shprehjet më brilante të ish- kancelarit të Gjermanisë, Helmut Schmidt i cili ka ndërruar jetë në moshën 96 vjeçare mund t'i gjeni këtu.
Të tilla mund të ju shërbejnë gjatë zhvillimit të jetës suaj:
-Ndershmëria nuk kërkon që ju të thoni çdo gjë që mendoni. Ndershmëria kërkon që të mos thoni atë që nuk e mendoni.
-Ritmi i kërmillit është ritëm normal në demokraci.
-Politikanët dhe gazetarët ndajnë fatin, që flasin sot për gjëra, që i kuptojnë plotësisht vetëm nesër.
-Ata që nuk studiojnë të shkuarën, do i përsërisin gabimet e saj. Kush e studion, do gjejë mënyra të tjera për të gabuar.
-Kredibiliteti i politikanëve nuk ka qenë kurrë më i ulët se sot. Kjo vjen për shkak të një shoqërie, e cila sheh vetëm televizor. Politikanët flasin gjëra sipërfaqësore nëpër talkshow, për shkak se mendojnë se kryesore është që të të dalë fytyra diku.
-Unë e di që gjermanëve nuk do u shkojnë gjërat mirë nëse vendeve të tjera europiane u shkojnë gjërat keq.
-BE-ja nuk ka qenë kurrë e qeverisshme.
-Pa fuqinë energjike të Amerikës, pa solidaritetin e saj moral, sot nuk do kishte një Bashkim Europian.
-Samitet nuk lëvizin gjëra të mëdha, por pengojnë gjëra të këqija.
-Kush i merr me të keq kritikat, ka diçka për të fshehur.
-Një njeri, që nuk e ka përjetuar dashurinë, nuk është rritur kurrë, nuk ka rëndësi nëse është 18 apo 36 vjeç.
-Nga mosha 30 vjeç e sipër, secili është përgjegjës për karakterin e tij.
-Më mërzisin njerëzit që më hanë kohën duke folur. Ka shumë njerëz që flasin shumë.
-Karakteri provohet në kriza.
-Për mua, ndërgjegjia mbetet autoriteti më i lartë.
-Kur bëni një gabim, duhet të pyesni menjëherë nëse duhet ta pranoni atë. Për fat të keq kjo shihet si dobësi.
-Kujtdo që kërkon të bëhet kryeministër, i duhet kërkuar që të tregojë përpara popullit të vërtetën e hidhur.
-Si lider i një vendi, duhet të pranosh se njerëzit mund të mos të votojnë.
-Politikanët duhet të jenë shembull në fushën e tyre, por jo në të gjitha fushat e jetës. Kjo është shumë.
-Nuk kam telefon celular. Edhe nëse do kisha, nuk do e përdorja.
-Kemi nevojë për vullnet. Dhe për cigare.