Lajmet e fundit
Secili që ka përjetuar depresionin, i kupton më së miri edhe pasojat shkatërruese të tij. Për disa njerëz, depresioni është një sëmundje ligështuese me efekte të mëdha negative.

Mungesa e ushtrimeve
Mund të tingëllojë çuditshëm, por ushtrimet janë shumë të rëndësishme për mirëqënien fizike dhe mentale. Të qenurit pasiv mund të shpiejë në depresion. Të qëndruarit në shtëpi gjatë tërë ditës dhe mos angazhimi në ndonjë aktivitet fizik, i bën njerëzit më dembelë dhe të hanë shumë. Të jesh dembel dhe mbipeshë, është një mënyrë e sigurtë për të kaluar në gjendje depresive. Nuk është se zvogëlon vetëm lëvizshmërinë fizike por edhe vet-vlerësimin. Për më tepër, saherë që ju ndiheni depresive, ushtrimet janë gjëja e fundit që ju shkojnë ndër mend. Preferoni të rrini dhe rënkoni se sa të lëvizni.
Dietë ushqyese e parregullt
Të ushqeheni shëndetshëm nuk është mirë vetëm për trupin tuaj por edhe për mendjen. Ushqimet që përmbajnë yndyrna omega-3 referohen si ushqime të trurit sepse janë thelbësore për indin nervor të trurit.
Shprehi të këqija të gjumit dhe stresi
Nëse e deprivoni vazhdimisht veten nga gjumi, krijoni një situate që është ideale për depresion. Ekspertët mjekësor dhe fizicienë rekomandojnë që të bëni së paku 7-8 orë gjumë çdo natë. Duhet të krijoni gjithashtu edhe rutinë të gjumit.
Izolimi
Të qenurit në izolim është mënyrë e sigurtë për të fituar depresion. Kur shmangeni nga shoqëria dhe familja për çfarëdo lloj arsye, krijoni një situatë që është shumë e mundshme për depresion. Izolimi është gjëja më e keqe që mund ti bëni vetes, edhe në aspektin fizik por edhe atë mental.
Të menduarit negativisht
Mendimet negative janë shkaku kryesor i depresionit. Kur ju mendoni negativisht çdo ditë, ju i krijoni vetës hapësirë për depresion. Zakonisht, mendimet për kërcënime, pasoja, kundërshtime, frikë nga humbja janë vetëm disa nga arsyet që çojnë në depresion. Ka shumë gjëra në këtë botë që janë jashtë kon trollit tone, kështuqë nuk duhet të shqetësohemi për to. Të mendosh për diçka që nuk mund ta ndryshosh jo vetëm që ju bën të ndjeheni depresive por edhe t’ju çmendë tërësisht.