Lajmet e fundit

Studimet tregojnë se një orar i çrregullt i të ushqyerit mund të ndikojë në shtimin e peshës. Trupi juaj thjesht nuk e di kur e ka shansin të marrë më shumë ushqim dhe përpiqet të ngadalësojë metabolizmin, për çdo rast.
Zgjidhja: Gjeni regjimin e juaj ushqimor që ju përshtatet më mirë dhe përmbajuni këtij orari.
Mungesa e gjumit
Nuk është një surprizë që njerëzit që nuk flenë sa duhet nuk kanë shumë energji, që nënkupton se ata do të përdorin më pak kalori gjatë ditës.
Zgjidhja: Edhepse nuk është gjithmonë e lehtë, përpiquni të flini sa duhet. Provoni të konsumoni çaj të bimëve para se të flini.
Kur nuk hani sa duhet
Nëse kaloni shumë kohë në zyre, duhet ta dini se të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë mund të ndikojë në metabolizmin tuaj.
Shumë studime e vërtetojnë dhe shumë kompani inkurajojnë stafin e tyre që të bëjnë disa ushtrime të zgjatjes dhe ushtrime të tjera të thjeshta çdo 30 minuta. Ndërprerja e orës së brendshme
Të merrni kalcium sa duhet është jashtëzakonisht e rëndësishme kur vjen puna te rregullimi i metabolizmit.
Nëse nuk ju pëlqen qumështi ose jeni intolerant ndaj laktozës, nuk është një problem pasi ka shumë ushqime që janë të pasura me kalcium dhe mund të gjeni diçka që ju pëlqen.
Secili proces në trupin tuaj varet nga sasia e ujit që konsumoni. Nëse jeni të dehidratuar, asgjë nuk funksionon si duhet. Një studim ka gjetur se konsumimi i ujit në sasinë e duhur mund ta rrisë shpejtësinë e metabolizmit tuaj pëe 30 %.
Mungesa e proteinave
Proteinat luajnë një rol të rëndësishme në mbajtjen e peshës trupore ideale. Në krahasim me karbohidratet ose yndyrnat, proteinat luajnë një rol të rëndësishëm për përshpejtimin e metabolizmit tuaj.
Mungesë e ushtrimeve fizike