Lajmet e fundit

Përfundimisht gjithçka funksionin me mendjen tuaj.
Për tu ushqyer mirë dhe për të mbajtur në formë trupin tuaj, duhet ta trajnoni mendjen tuaj.
Sipas nutricistes Madeleine Shaw, për tu ushqyer në mënyrën e duhur duhet të angazhoni edhe mendjen tuaj, shkruan gazeta britanike Daily Mail.
Limon për pastrim
Mëngjesi mund të jetë i vështirë kur sapo zgjoheni nga gjumi. Por pavarësisht ngutive dhe dinamikës së jetës tuaj, gjithmonë pini një gotë ujë me limon në mëngjes para se të bëni gjërat tjera. Kjo përzierje jua pastron organizmin dhe e shpejton metabolizmin tuaj.
Merrni proteina
Një ndër sekretet e një diete të shëndetshme dhe interesante është që tu shtoni sa më shumë proteina vakteve tuaja. Çofshin vezët apo kungulleshat, përmbajtja e lartë e proteinave në ushqim, ju ndihmon të rrisni masën muskulore, ua shpejton metabolizmin dhe ju furnizon me energji.
Uthulla është miku juaj
Uthulla e mollës është njëri ndër përbërësit që rekomandohet shpesh nga dietologët. Ajo e ndihmon sistemin tuaj të tretjes së ushqimit. Kur hani drekë, shtojeni një lugë uthull molle në gotën e ujit që pini.
Vendosmëria
Si preventivë për ngrënien e tepërt, është një pyetje që duhet t’ia shtroni vetes: “A kam nevojë për këtë ushqim?”
Nëse arrini ta trajnoni veten që ta zëvendësoni fjalën “dua” me “s’kam nevojë”, atëherë ju do të fitoni kontroll mbi shprehitë e këqija të të ushqyerit dhe me kalimin e kohës do ta keni të thjeshtë t’i thoni jo ushqimit për të cilin s’keni nevojë.
Kujdes me alkoolin
Pijet alkoolike janë të mbushura me kalori të fshehura. Kështu që, para se të rrëmbeni atë gotën aq të dëshirueshme me verë, kujtojani vetes se ta pini atë, është sikur të hani shumë çokollata. Nëse e keni ndarë mendjen të pini, kujdesuni se çfarë zgjidhni, dhe gjithmonë shmangni koktejet. Një Pina Colada përmban 500 kalori, më shumë se dreka.
Nutricistët e rekomandojnë mospirjen e alkoolit fare, por nëse pini merrni Martini se ka më pak kalori.