Lajmet e fundit

Mund të kalosh me orë të tëra në Instagram-in e Jennifer Lopez, duke parë muskujt e saj të barkut, këmbët, të pasmet bombastike, krahët…dhe të bën të mendosh: si dreqin ja del kjo grua që të duket aq bukur vit pas viti, edhe pse po arrin të 50-at.
Përgjigja: shumë stërvitje dhe një dietë strikte. Ka cilat janë disa nga sekretet e saj që arrin të jetë kaq perfekte.
Vaktet e saj nuk përmbajnë asnjëherë ushqime të përpunuara
Kryesorja, gati çdo ushqim që ajo konsumon është organik. Një drekë tipike mund të përmbajë salmon dhe një sallatë me perime.
Brokoli, specat dhe kungull të njomë të marinuar me vaj ulliri, uthull molle dhe erëza është receta e saj e preferuar. Ndërsa për darkë preferon proteina si mishi i pulës apo derrit, të shoqëruar me kuinoa ose patate të ëmbla të pjekura.
Bën zgjedhje të zgjuara sa u përket ushqimeve të shpejta
Jennifer Lopez është gjatë gjithë kohës e zënë me show televiziv, xhirime të filmave etj, kështu që është e pashmangshme në këtë rast të konsumosh ushqime të shpejta, shpesh të pashëndetshme.
Por me JLo nuk ndodh kështu.
“Gjithmonë marr me vete ushqime të shëndetshme, si fruta dhe perime”, ka thënë ajo në një intervistë për People.
Nuk i konsumon kurrë këto 3 gjëra
“Unë nuk pi alkool, duhan dhe nuk marr kafeinë të shtuar,” tregoi Jennifer për UsWeekly.
Arsyeja e vërtetë përse lëkura e saj duket kaq rinore
“Dalë rrallë në diell, por edhe kur e bëj, përdor shumë krem mbrojtës”, ka thënë ajo.
Shmangia e alkoolit dhe kafeinës e ka ndihmuar gjithashtu të ketë një lëkurë kaq rinore.
Nuk fokusohet vetëm tek një lloj ushtrimi
Jennifer ka 2 instruktorë palestre personal. Kur është në Los Anxhelos ushtrohet t nga Tracy Anderson, i cili ka ndihmuar disa personazhe të famshëm të krijojnë forma ideale në trup, ndërsa në Nju Jork ushtrohet nga David Kirsch. Lopez pëlqen faktin që ata kanë objektiva krejtësisht të ndryshme dhe kjo e ka ndihmuar që ajo të ketë një trup kaq perfekt, me muskuj barku, të pasme bombastike…