Shpata, mjete pune dhe madje edhe tyta pushkësh, janë në mesin e gjërave me të cilat këta aziatikë e shpuan fytyrën e tyre.
Komunitetet kineze nga Singapori, Malajzia, Vietnami, Tajlanda kanë marrë pjesë në festivalin e vegjetarianëve taoistë.
Ata abstenojnë nga mishi, alkool dhe seksi, ndërsa e tregojnë devotshmërinë religjioze përmes një akti ritualistik duke i shkaktuar vetes dhimbje.
Gjatë muajit të nëntë hënor në kalendarin kinez, të devotshmit vendosin mjete të forta në fytyrën e tyre si një akt purifikimi, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
ImaZhet nga kjo ngjarje që ka 150 vjet që organizohet mund t’i shihni më poshtë:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.