27.05.2015 · përditësuar para 4084 dite1 min lexim
Shpesh ndiheni të rënduar, kur ngriheni nga gjumi, pyesni vetën mos diçka nuk është në rregull me shëndetin tuaj.
Të keni kujdes, mund të jeni alergjik, ndaj shumë gjërave që të rrethojnë në ambientin ku jeton.
Ju mund të keni frymëmarrje të vështirë pastaj, e gjithë kjo mund të jetë rezultat i mospastrimit të dhëmbëve të cilat formojnë bakteriet në gojën tuaj e pastaj depërtojnë në mushkëri.
Goja e thatë apo aroma e keqe e saj, mund të ju sjell probleme edhe më të mëdha.
Në rast se keni teshtitje, apo keni marramendje, do të keni alergji, lirisht drejtohuni tek mjeku që të konsultoheni.
Pasojat mund të jenë edhe më të mëdha po që se nuk reagoni menjëherë.
Veç tjerash ju këshillojmë të mos rrini në ambiente si:
Ku bëhet pirja e duhanit.
Ka pluhur.
Ka kafshë aty pari dhe mund të biesh në kontakt me to.
Mos qëndro në ambient ku ka shumë lule.
Mos qëndro në vende të papastërta.
Mos qëndro aty ku ka perfumeri të ndryshme, mund të jesh alergjik nga disa.
Të keni kujdes edhe nga kohët me vranësira, pasi që alergjitë mund të ju sjellin edhe më shumë infeksione të sinusëve që pastaj mund të pësoni dhe nëse vëreni shenja apo të skuqura në trupin tuaj, patjetër vizitoni mjekun, transmeton Klan Kosova.