Lajmet e fundit
Asi spanjoll i ka shpëtuar dënimit nga shtëpia europiane e futbollit, për shkeljen e rregullave gjatë përballjes çerekfinale ndaj Juventus, në Santiago Bernabeu

Sergio Ramos do të lejohet të luajë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve meqë UEFA ka vendosur të mos e dënojë për shkuarjen në tunel gjatë përballjes me Juventus.
Ai ishe i suspenduar për ndeshjen me gjigantin italian, që do të thotë se nuk kishte të drejtë të ishte në hapësirat që konsiderohen të lidhura me fushën e lojës.
Megjithatë, UEFA ka vendosur të mos e dënojë yllin spanjoll meqë "nuk ka shkelur në fushë dhe është sjellë mirë në zonën ku ka qëndruar".