Lajmet e fundit

Elizabeth McLellan, dikur infermiere, kishte shëtitur botën duke parë shumë spitale dhe klinika në mungesë të furnizimeve mjekësore.
Në anën tjetër, në SHBA, autoritetet federale kërkonin nga spitalet që t’i hedhin furnizimet e papërdorura dhe të pastra pasi që pacientët të jenë lëshuar nga spitali.
Kështu, Elizabeth më 2007 kishte filluar t’i marrë këta artikuj në shtëpinë e saj deri sa nuk kishte pasur më vend se ku t’i linte.
Dy vjet më vonë, ajo e kishte marrë me qira një magazinë për t’i ruajtur këto produkte ndërkaq inciaitvës së saj i ishin bashkuar disa njerëz duke çuar në krijimin e organizatës “Partnerët për Shëndetin Botëror”.
Kjo organizatë i mbledh këta artikuj mjekësor, ua kontrollon datën e skadimit, i sistemon, i paketon, dhe pastaj i dërgon në vendet në zhvillim e sipër përfshirë këtu disa vende aziatike, afrikane si dhe në Lindje të Mesme e Indi.