Lajmet e fundit

Në javën e fundit në Bundesliga, skuadra e Hamburg ka fituar në minutat e fundit te ndeshjes ndaj Wolfsburg me ç'rast ka siguruar mbijetesën në Bundesliga edhe për një stinor tjetër, transmeton Klan Kosova.
Hamburg është skuadra e vetme gjermane që nuk ka rënë asnjëherë nga liga elitare e këtij shteti, andaj njihet me nofkën "dinosauri".
Wolfsburg po avanconte 0:1 me golin e Knoche në minutën e 23-të, por nuk vonoi shumë dhe vendesit u përgjigjën duke barazuar në të 32-tën.
Ndërsa, çasti vendimtar i takimit erdhi dy minuta para fundit të kohës se rregullt, kur Waldschmidt, që kishte hyrë në lojë vetëm dy minuta më herët, shënoi golin që e dërgoi stadiumin në dalldi e gëzim.
Wolfsburg mund ta siguronte mbijetesën edhe me barazim ndërkaq Hamburgut i duhej vetëm fitorja për të mbetur në ligë. Kjo skuadër ka mbi katër vjet që po flirton me rënien por gjithmonë në fund arrin që të mbetet aty nga ku nuk ka rënë kurrë.
Tani Wolfsburg duhet të ndeshet me Braunschweig në dy ndeshje dhe i duhet të ngadhënjejë në mënyre që ta vazhdojë aventurën ne Bundesligë.