Lajmet e fundit

Të paktën 33 turistë që kaluan të enjten të ngujuar në teleferikë mbi Alpet e Francës janë shpëtuar.
Ata mbetën brenda teleferikëve të Mont Blanc, në rreth 3800 metra lartësi, pas një problemi të kabllove.
Në total ishin rreth 110 persona të ngujuar në momentet e para të problemeve të sistemit.
Rreth 50 persona u shpëtuan nga helikopterët, ndërsa të tjerët që ishin më afër tokës janë shpëtuar në mënyra të ndryshme nga poshtë.