Lajmet e fundit

Rreth 6.500 emigrantë janë shpëtuar në një nga operacionet më të mëdha të këtij lloji deri më tani, i cili të hënën u organizua përgjatë bregdetit libian në Detin Mesdhe, njoftoi Roja bregdetare italiane.
Gjatë ditës janë kryer rreth 40 misione koordinuese të shpëtimit në 20 kilometra nga qyteti Sabratha në veriperëndim të vendit, thuhet në njoftimin.
Emigrantët, për të cilën theksohet se kryesisht janë nga Eritrea dhe Somalia, kanë kërcyer në ujë dhe kanë notuar deri te anijet e shpëtimit, ndërsa të tjerët mbanin foshnje dhe fëmijë në anije.