Lajmet e fundit

Nganjëherë fajin e ka natyra e ashpër, por shpesh edhe neglizhenca e turistëve.
Makina të fundosura, turistë të plagosur, shpërthime vullkanike të papritura, e pjestarët e ekipit islandez të shpëtim-kërkimit janë vazhdimisht në aksion.
Megjithatë disa turistë ndodhen në një shkëmb të pjerrët jo vetëm për të kundruar pamjet e maleve madhështore islandeze.
E kjo nuk ishte e gjitha, ata kërkojnë të vënë bast nëse shoferët e rulotës do i'a dalin ta kalojnë lumin.
Ndërsa shiu nuk kishte të ndalur, ujërat nga Fjallabaki, rrugës drejt Landamannalaugar-it janë shumë larg bregut.
E një çift francëz në rulotë nuk po i'a del dot, të dy ndodhen tashmë në mes të një shtrati 20 metra të gjerë lumi. Shpesh ndodhë që kureshtarët të japin ndihmë, ngase direkt pranë kampingut të çadrave, Slysavarnafelagio Landsbjorg, që do të thotë Shoqëira Islandeze për Kërkim-Shpëtim, ka ndërtuar stacionin e saj një një kasolle druri.
Haraldur Haraldsson, i quajtur ndryshe edhe Halli, kërcen menjëherë më këmbë dhe bashkë me një koleg hipën në furgon. Islandezi është drejtues i një ekipi prej 12 vetash, i cili e ka kaluar një javë të pushimeve të veta, duke u dhënë ndihmë njerëzve që gjenden në rrezik.
Shpëtimtarët e Landsbjorg-ut i mbështesin fshatarët, që oborret e të cilëve janë evakuar në këmbët e vullkanit Eyjafjallajokull e janë zhytur kësisoj nën një shtresë të trashë hiri. Ata ndihmojnë turistë duke strehuar që mbeten të varur pas kallameve të akullit apo kujdesen edhe për peshkatarët në rrezik.
Gjithçka e bëjnë vullnetarisht. Rreth 18 000 islandezë, numër që i përgjigjet thuajse 6 për qind të popullsisë së vendit ishullor, janë anëtarë. Edhe në misionet ndërkombëtare, Landsbjörg merr pjesë rregullisht.
Ndërkaq në janar të 2010, ai përkiste një njësie speciale, që ishte dërguar drejt Haitit, pas tërmetit që kishte ndodhur atje brenda 24 orëve, duke u shfaqur si ekipi i parë ndërkombëtarë i kërkim-shpëtimit duke mbërritur madje edhe para amerikanëve.
E shpëtimi i jetëve është stil jetese për këto ekipe, ngase, në orën 19:00, ekipi i Landsbjörg-ut mblidhet në kamp. Në mbrëmje shihen disa ekskursionistë të plagosur në stacion. Një belg ka thyer këmbën, një gjermane mjekon plagën që i djeg.
Ajo hipi në anën e gabuar, duke rrëshqitur në lumin e nxehtë.
A ka gjë tjetër që mund të bënim, se sa të ishim të dobishëm në raste rreziku për njerëzit?
“Është stili ynë i jetesës”, thotë Halli, i cili gjatë ditës ushtron profesionin e zjarrfikësit. Të tjerët pohojnë me kokë. Rreth orës dy të mëngjesit, ata bien në gjumë.