Gresa është hapur me Xhenetën teksa i ka treguar një periudhë të vështirë të saj gjatë kohës që po kryente studimet universitare në aktrim.
Ajo tregoi se është bullizuar shumë nga shoqëria e saj për punën e peshës së saj, transmeton Klankosova.tv.
“Me shoqëri kam pasur probleme, shoqëria më ka keqtrajtuar shumë për punën e peshës, ekstrem shumë. Më kanë bërë të shëmtuar pasi kam pasur edhe proteza në dhëmbë”, u shpreh Gresa.
Gresa, mes tjerash, u shpreh se shumë shpesh ka menduar të lë fakultetin, por me ndihmën e disa profesorëve dhe familjarëve të saj ka arritur që të mos e marrë këtë vendim.
Ajo, tutje, tregoi edhe se si shoqja e saj iu kthye kundër duke e ofenduar dhe bullizuar.
Por, për më shumë detaje, shiheni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=IYMsc74TMmE
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.